EKONOMI

Murati siguron se do mbështesin bizneset e prekura nga masat antiCOVID

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, deklaroi se janë duke punuar që t’i mbështesin financiarisht bizneset që tashmë janë mbyllur për shkak të masave antiCOVID, të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Në një konferencë për media, ai u shpreh se janë takuar me përfaqësuesit e këtyre sektorëve javën e kaluar dhe se i kanë siguruar që mbështetja ndaj tyre nuk do të mungojë.

“Do të thotë se do të mbështeten për pagesa të qirave si dhe për pagat e punëtorëve”.

Synimi ynë është që të ruhet edhe shëndeti ekonomik por edhe vendet e punës, se ato sigurojnë familjet e tyre. Shumë shpejt do dalim me masat konkrete mbështetëse dhe ditëve në vijim do të takohemi me përfaqësuesit e bizneseve për t’u dakorduar”.

“Për çdo sektor duhet të bëhet një dizajnim më specifik për masat konkrete dhe çdo veprim që merret në aspektin shëndetësor, do të merret edhe në aspektin financiar që të ruhet shëndeti i ekonomisë”.

Murati po ashtu sqaroi se aplikimi i bizneseve të prekura nga masat e reja antiCOVID do të jetë si herës së kaluar.