Kosova

Hoxhaj Kurtit: Mos i ik realitetit, mos i ik dialogut dhe debatit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj së bashku me nënkryetarin e PDK-së dhe kandidatin për deputet, Bedri Hamza kanë prezantuar sot programin e Partisë Demokratike të Kosovës për Rimëkëmbje ekonomike.

Enver Hoxhaj i ka bërë thirrje kundër-kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtit, që të mos i ikë realitetit, dialogut dhe debatit.

Më poshtë mund ta lexoni fjalimin e plotë to Hoxhajt lidhur me Kurtin:

Unë e kam sfiduar kundërshtarin tonë kryesor politik, Albin Kurti, të veproj njëjtë. Të prezantojë dhe debatojë për Programin e tij me ne.

Natyrisht, ai kundërshtoi. Ai po fshihet. Ai po e shmang krahasimin.

Ai nuk e humb asnjë rast për t’i injoruar qytetarët e Kosovës.

Ai nuk ka respekt për demokracinë tonë. As respekt për procesin elektoral.

Vetëm liderët autoritar refuzojnë debatet.

Vetëm liderët autoritar i fshehin qëllimet e tyre.

Vetëm liderët autoritar i marrin rezultatet e zgjedhjeve si të mirëqena para se ato të ndodhin.

Albin Kurti na tha që nuk dëshiron të debatoj me neve sepse i ka fituar zgjedhjet! Por, më lejoni t’i them atij një gjë: në demokraci zgjedhjet vendosen prej qytetarëve, jo prej politikanëve.

Detyra jonë si politikanë është të prezantojmë programin tonë para qytetarëve. Jo të flasim për rezultate të zgjedhjeve.

Detyrë e jona është t’u tregojmë qytetarëve qëllimet tona. Detyrë e jona është përkushtimi ndaj qytetarëve. Me propozime konkrete. Me oferta serioze.

Kjo është çka bën PDK-ja sot. Kjo është ajo që PDK-ja do të bëjë gjatë gjithë periudhës para zgjedhjeve. Dhe pastaj, do të jetë momenti i qytetarëve. Momenti i tyre. Vendimi i të cilëve duhet të respekohet nga të gjithë. Kështu funksionon demokracia.

I bëj thirrje Albin Kurtit që të rishikoj qasjen pa respekt ndaj proceseve demokratike.

I bëj thirrje Albin Kurtit të largojë retorikën e tij populliste.

Mjaft me popullizëm të papërgjegjshëm.

Mjaft më me premtime të zbrazëta.

Zoti Albin Kurti, mos i ik realitetit. Mos i ik dialogut. Mos i ik debatit.

Për hirë të procesit tonë demokratik. Për hirë të popullit.

Populli ka nevojë për Rimëkëmbje, Kosova ka nevojë për Rimëkëmbje.

Dhe Rimëkëmbja do të vijë me veprime konkrete dhe me përkushtim ndaj popullit.