Kosova

Haxhiu: Qytetarët me të drejtë janë shqetësuar me tendencat për largimin nga lista të Kurtit

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas verifikimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë që kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe sipas saj, kjo mbështetje është e pakontestuar.

“Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit”.

“Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur”, shtoi Haxhiu.

Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë…

Posted by Albulena Haxhiu on E mërkurë, 20 Janar 2021