SPORT

Historia e zënkave të Messit në fushën e lojës

Ndeshja mes Atletico Madridit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ka qenë shumë e komentuar në rrjete sociale, veçanërisht shkaku i një zënkë mes Lionel Messit dhe adoleshentit të talentuar të Atleticos, Joao Felixit.

Para se Atletico ta siguronte një vend në finale me fitoren 3:2, kur rezultati kishte qenë ende 0:0 në pjesë të parë, Joao Felix u përball kokë më kokë me Lionel Messin dhe Gerrard Pique u detyrua të ndërhyjë për t’i ndarë.

Ky incident ka bërë që të ripërmenden edhe rastet e tjera kur gjashtë-herë fituesi i Topit të Artë e kishte humbur durimin me kundërshtarët.

Sergio Ramos

Messi dhe Ramos janë zënë mes vete shumë herë, për herë të fundit më 2 mars të 2019-ës, gjatë fitores 1:0 të Barcelonës në Santiago Bernabeu.

Messi kishte reaguar ashpër pasi Ramosi e kishte goditur në gojë me krahun e tij. Më vonë Ramosi kishte thënë se ndërhyrja s’kishte qenë e qëllimshme, duke thënë: “Nuk e pata qëllim ta godisja Messin, por ai e mori për të keq”.

Darijo Srna

Messi ishte me fat që s’ishte ndëshkuar me karton të kuq kur e kishte goditur me kokë Darijo Srnan e Shakhtarit në vitin 2009, në ndeshjen e Superkupës së Evropës.

Mapou Yanga-Mbiwa

Ndeshja mes Barcelonës dhe Romës në gusht të vitit 2015 supozohej të ishte thjesht një miqësore, mirëpo ajo u njollos shkaku i një zënkë mes Messit dhe Mapous.

Ronald Raldes

Messi ishte përfshirë në një përplasje të ashpër me Raldes në ndeshjen e fazës së grupeve të Kupës së Amerikës mes Argjentinës dhe Uruguait.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//dopansearor.com/4/3473483