SPORT

Historia e sakfricës së prindërve emigrantë për suksesin e Kalidou Koulibalyt

Kalidou Koulibaly është bërë njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar në botën e futbollit, pas paraqitjeve mbresëlënëse me Napolin në Serie A.

Ai është objektivi kryesor i shefit të transferimeve të Manchester Unitedit, ku “Djajtë e Kuq” synojnë ta transferojnë mbrojtësin nga Senegali për shumën e 130 milionë funtesh në afatin kalimtar veror.

Por, rrugëtimi i tij drejt një karriere të përsosur nuk ka qenë i lehtë, ndërsa ai duhet t’u falënderohet prindërve të tij për sakrificën e madhe në drejtim të djalit të tyre për t’ia jetësuar atij ëndërrat në botën e futbollit.

Image

“Prindërit e mi ishin emigrantë dhe ata bën sakrifica të shumta për mua”, kishte zbuluar më parë Kalidou Koulibaly, shkruan Zëri.

“Nëse ata nuk do të migronin për një jetë më të mirë, atëherë unë nuk do të isha këtu ku jam sot”, shtoi mbrojtësi 27-vjeçar i skuadrës së Carlo Ancelottit.

Fillimet e vështira

Qendër-mbrojtësi i Napolit ka lindur në provincën franceze, Saint-Die-des-Vosges, 50 kilometra larg Nancyt, aty ku prindërit e tij emigruan nga Senegali për një jetë më të mirë.

Nëna e Koulibalyt ishte pastruese, dhe kishte bërë disa punë për ta ndihmuar familjen e saj në aventurën e tyre të re.

Ndërkaq, babai i futbollistit senegalez punonte në një fabrikë të drurit, dhe rroga e tij ishte tejet e vogël dhe mezi ia dilnin për ta mbajtur familjen.

Duke dashur që djali i tyre të merrte një arsimim të mirë, ata e regjistruan Koulibalyn në shkollën “Vincente Auriol”, ku ai shkëlqeu si nxënës.

“Kalidou ishte një nxënës i mirë, i zellshëm, praktik dhe i këndshëm”, tha ish-mësuesi i tij, Philippe Pisso për “LifeBlogger”.

“Suksesi i tij nuk më befason, pasi ai gjithnjë kishte folur për atë se do të bëhet një futbollist profesionist dhe ai ka punuar shumë drejt arritjeve të tij edhe në shkollë”, vlerësoi Philippe Pisso.

Image

Në këtë shkollë, Kalidou Koulibaly kishte shprehur dashurinë e tij të madhe për futbollin.

Ai kishte luajtur për skuadrën amatore, SR Saint-Die që nga mosha tetë-vjeçare.

Shumë shpejt, futbolli u bë objektiv primar në jetën e Koulibalyt.

“Kurdo që kthehesha në shtëpi, nxitoja t’i përfundoja detyrat e shtëpisë dhe pastaj të luaja futboll para shtëpisë sonë”, ka thënë Koulibaly.

“Unë ende e mbaj mend se si nëna ime më bërtiste nga dritarja kur unë isha duke luajtur futboll deri vonë në mbrëmje pasi të nesërmen herët duhej të shkoja në shkollë “, shtoi mbrojtësi senegalez.

Në vitin 2003, si 12-vjeçar, Koulibalyt iu dha mundësia për të stërvitur në Metz FC.

Por, stili i tij i papërshtatshëm dështoi që t’i bindë trajnerët e skuadrës, të cilët mendonin se Koulibaly nuk kishte aftësi të duhura për ta larguar topin nga mbrojtja duke e cekur edhe kontrollin e tij të dobët me topin.

Metz FC e liroi Koulibalyn në vitin 2006, teksa ai u kthye sërish në SR Saint-Die i mërzitur.

Duke e ditur se kishte nevojë për t’u përmirësuar, Koulibaly kishte vendosur një objektiv. Ai u përqëndrua në lojën me top dhe qetësinë e tij në fushë.

Gjithashtu, Koulibaly u insiprua në lojën e tij te legjenda franceze e futbollit, Liliam Thuram.

“Liliam Thuram është lojtari që më ka frymëszuar”, kishte thënë Kalidou Koulibaly në vitin 2014.

“Ai më ka gëzuar shumë, krahas yjeve tjera që fituan Kampionatin Botëror në vitin 1998. Thuram është një shembull për mua brenda dhe jashtë fushës dhe unë shpresoj se do ta arrij nivelin e tij”, kishte vlerësuar 27-vjeçari.

Karriera në Metz FC

Vetëm tri vite më vonë, Metz FC ishte në Ligue 2, ku skuadra iu dha mundësi futbollistëve të rinjë për të krijuar përshtypje e në mesin e tyre ishte edhe Koulibaly, që ishte kthyer sërish në skuadër.

Image

Kalidou aso kohe kishte ndihmuar skuadrën e grupmoshave U-19 për ta fituar Kupën e Gambardellas në sezonin 2009/10 pasi skuadra e tij mposhti 5:4 Sochaux në ekzekutimin e penalltive.

Gjithashtu, me këto grupmoshave, Koulibaly kishte bërë 15 paraqitje në kampionatin e të rinjëve.

Në vitin 2010, Koulibaly nënshkroi kontratë profesionale dhe debutoi shumë shpejt me skuadrën e parë në ndeshjen kundër Vannes.

Por, me të vërtetë, ai kishte një ‘betejë’ me vetëbesimin e tij.

“Çdo gabim bënte që Koulibaly ta humbiste vetëbesimin e tij për pjesën tjetër të lojës”, kishte thënë trajneri i atëhershëm i Metz FC, Dominique Bijotat.

Koulibaly bëri 46 paraqitje në dy sezone, por nuk arriti ta ndihmojë Metz FC për të mos rënë në Ligue 3.

Pasi nuk mori asnjë ofertë në Francë, Koulibaly u transferua te gjiganti i Belgjikës, Genk në një marrëveshje katër-vjeçare në vitin 2012 dhe një vit më vonë, fitoi Kupën e Belgjikës.

Në aventurën e tij të re në Belgjikë, të gjithë u mahnitën me paraqitjet e tij në aspektin defanziv.

Edhe pse si personalitet, Koulibaly dukej i ‘trembur’, ai arriti të bëhej një lider në mesin e lojtarëve të Genk, teksa bashkëlojtari i tij, Julien Gorius kishte një mesazh për të:

“Ne nuk kemi pasur një mbrojtës kaq të talentuar në Belgjikë që prej kohës së Vincent Kompany”.

Forma e tij i mahniti edhe skoutët italianë, dhe më pas trajneri i atëhershëm i Napolit, Rafa Benitez pas shumë zërash, vendosi të shkojë vetë në stadium dhe ta shikonte lojtarin nga afër.

Spanjolli u impresionua nga ajo që pa, dhe menjëherë filloi bisedimet me klubin belg.

Përfundimisht, një marrëveshje prej 6.6 milionë funtesh mes klubeve u arrit në vitin 2014, dhe tashmë te Napoli ai ka nofkën ‘Muri’ dhe është idol i tifozëve napolitan.

Leave a Reply

Your email address will not be published.