Bota

Historia e pabesueshme e Tunelit 29 dhe studentëve që kaluan nën Murin e Berlinit

Është vështirë të paramendohet sa shumë guxim nevojitej që të largohesh nga Gjermania Lindore, një diktaturë brutale që e ndau Berlinin me tulla dhe tela me gjemba për dekada me radhë.P

Është edhe më vështirë të paramendohet pse dikush që e rrezikonte jetën për të ikur do të kthehej prapë.

Por kjo ishte saktësisht zgjedhja që e bëri Joachim Rudolph pasi arriti në Berlinin Perëndimor në vitin 1961.

I ashtuquajturi Tuneli 29 ishte një tunel i jashtëzakonshëm, i hapur nga një grup i studentëve dhe refugjatëve nën këmbët e rojeve kufitare të Murit të Berlinit për t’iu ndihmuar miqve, familjeve dhe madje edhe personave të panjohur që të largohen nga Gjermania Lindore.

Rrëfimi i harruar u kthye në jetë përmes radiostacionit BBC Radio 4 në përvjetorin e 30të të rënies së Murit të Berlinit.

Tunelin 29 e përshkruan Joachim Rudolph-i, një student i inxhinierisë, i cili e hapi tunelin duke nisur në një fushë në mesin e natës për të dalë në pjesën perëndimore në moshën 22-vjeçare.

Tregimi i tij i suksesshëm ishte i rrallë. Njerëzit i kapërcenin telat me gjemba, notonin nëpër lumë bashkë me foshnjat e tyre dhe kërcenin nga shtëpitë e tyre me shpresë se dikush do t’i kapte në anën tjetër.

Rreziku i ikjes ishte shumë i madh. Megjithatë, disa muaj pas jetës së tij në liri, Joachim, tashmë gati 80-vjeçar, u pajtua që t’iu ofronte ndihmë dy studentëve të tjerë, të cilët trokitën në derën e tij për të kërkuar ndihmë që ta hapnin një tunel.

Ai dhe miqtë e tij i kalonin tetë orë në ditë duke e hapur tunelin në të ashtuquajturin “rrip i thellë”, ku ndodheshin aq afër rojeve kufitare të Gjermanisë Lindore, saqë mund t’i dëgjonin hapat e tyre duke ecur.

Tuneli i parë ishte vërshuar nga uji, i dyti ishte zbuluar nga një informues i policisë sekrete, por përsëri ata arritën t’i shpëtojnë 29 njerëz nga një regjim brutal, shkruan “Metro UK”, transmeton Kosova.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published.