OPINION

Historia e luftes së Kosovës me plagë të thella

Kosova, një vend i vogël por me njerëz që jetësuan histori e histori, përjetime e kujtime sa të vullnetshme aq edhe të pavullnetshme. Duke jetuar mëson shumë, ngjarje e përjetime të mira, gazmore, suksesit por edhe momente të minutit, orës e dites që nuk do doje t’i përjetoje asnjëherë.

Historia e Kosovës si një vend i dalur nga lufta që njëzet vite, tregon shumë. Ka drithëritje, murmëritje, frikësime, shantazhe, aventura, pëlcitje nervash e ndryshime territoresh. Ka çka s’ka këtu!

‘Tmerr, tmerr, tmerr’ një fjalë e përsëritur tri herë brenda meje. Dikush, dikush thoshte ‘tronditëse’. U rikthye historia, plaga e luftës, lotët e të përjetuarave, dhimta e babes, nanes, motres, burrit, qikes e halles, tezes e kusherines.
Pasha Një Zot të madh, mirë që u përfol keq që u rikujtuan ankthet e të vërtetës.

Dje në lajmet e portaleve tona të dashtuna qarkullonte si informacion i rëndësishme deklarata e deputetes së PDK-së Flora Brovina. Ishte apo s’ishte i rëndësishëm thelbi i saj, ajo u bë lajmi kryesor i ditës.

Brovina para mediave mbajti një deklaratë, tek holli i Kuvendit, pasi që kishte seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar të zgjedhurit tanë rreth themelimit të një Tribunali që do të gjykonte krimet serbe në Kosovë.

Një Zonjë që ka vuajtur shumë. një deputete e Kuvendit të Kosovës, një aktiviste për të drejtat e njeriut thekson para mediave për rastin e një ‘dhunimi’ të një nëne, gruaje të Kosovës. Brovina tregoi fotografin haptazi që kishte në duar, ku shiheshin tre burra dhe një grua e zhveshur, që përmbante skena për të rriturit dhe mbas kësaj skene ishin dhe disa burra të tjerë që shikonin ngjarjen.

Përmbajtja e kësaj fotografie u demantua shumë. Dhe nga mediet tona, u shkrua që kjo fotografi ishte fotografi e vitit 2004 e jo siç kishte deklaruar deputetja Brovina. Përpos që ky imazh i përkiste vit tjetër jo atë të përmendur, kishte detaje tjera edhe më bindëse se kjo fotografi gjindet në një faqe për të rriturit, dhe kjo ishte shkëputur nga një pjesë e videos.

Pse u shfaq bash këtë kohë kjo fotografi?Kush ia dërgoi? A u pajtuan ata të viktimës për publicitet medial? Çka mund të ketë lënë gjurmë kjo pas ngritjes së zërit të Vasfijes? Çka përmban më saktësisht ky imazh i ngritur nga deputetja, që u votua nga një pjesë e popullit? Çka thonë familjarët e të viktimizuarave?

Shumë e shumë pyetje të tjera ngelin pa përgjigje për një situatë kaq të ndjeshme. Aspekti i vetëm pozitiv pas këtij negativiteti të shfaqjes së imazhit është se e njeh bota se serbët kanë bërë krim në Kosovë. Aspekte negative ka shumë e shumë, rikthimin e vuajtjeve tek viktimat, familjet e viktimave. Serbët krenohen me atë që kanë bërë në Kosovë, deklarohen se janë të mirëqena. Sikur një vend që jemi mësuar duke dëgjuar akuza drejtuar nesh. Etika e çdo gjëje këtu u prish, u shkelë. Fotografi e pacensorizuar. Shkelje e privatësisë.

Kjo ngjarje e ngritur gjatë këtyre dy ditëve bën të kuptohet se heshtja ndonjëherë është më e bujshme sesa zëri i ngritur. Ndonjëherë duhet t’a shukim jetën, duke pritur momentin për ta ndezur. Krimet e bëra nga shteti fqinj territorial nuk mohohen, sepse kanë lënë gjurmë e gjurmë. Viktimat po jetojnë por si po e bëjnë ato jetën’jetë !!??