SPORT

“Historia do te shkruhej ndryshe, nëse do të ishte pranuar goli i Muntarit”

Mbrëmja e 25 shkurtit të vitit 2012, duket se sdo fshihet lehtë nga memoria e tifozëve milanist e aq më shumë e drejtuesve, mes tyre Adriano Gallianit administrator i klubit në atë periudhë.

Goli i Sullei Muntarit, në kohët e sotme do të kishte qenë i vlefshëm me teknologjinë që ekziston.

Edhe pse kjo i përket më shume se 8 viteve më parë, Galliani rrëfehet sërish dhe i keqardhur.

Ai madje thotë se nëse do të ishte pranuar ai gol, edhe historia e Milanit do të ishte ndryshe.

“Goli që shënoi Muntari ishte i rregullt dhe me atë gol ne do të fitonim ndaj Juventusit. Si rrjedhojë  do merrnim scudetton e dytë radhazi me Allegrin. Historia do te shkruhej ndryshe. Si pasojë ne nuk do të detyroheshim të shisnim Ibrahimovic dhe Thiago Silvan, që janë edhe sot që flasim dy kampionë, e që luajnë ende në nivele të larta. Ai do të ishte starti i një epoke të re, i Milanit të 4-t të madh, mbi të gjitha nëse do të më kishin lënë të mbyllja edhe marrëveshjen me Carlos Tevez. Me Berlusconin nuk do ta kishim shitur klubin dhe sot do ishim sërish aty duke luftuar për objektiva të rëndësishëm”, u shpreh Galliani.