Kosova

Hisen Berisha: Nuk është praktikë juridike në Hagë publikimi i aktakuzës nga Gjykata e Speciale

Ish-komandanti i UÇK-së, Hisen Berisha, ka theksuar se publikimi i propozim aktakuzës nga Dhomat e specializuara të Gjykatës në Hagë nuk është praktikë juridike.

“Publikimi i aktakuzës nga Gjykata e Specializuar në Hagë nuk është praktikë juridike, dhe se ka ardh në kohë që e ka ndaluar Presidentin, nga udhëtimi i tij në Amerikë”, tha Hiseni në Kanal10. Ndryshe dje ka kaluar afati për ngritjen e aktakuzës ndaj presidentit Thaçi dhe kryetarit te PDK-së, Kadri Veselit.