Kosova

Hisen Berisha nga Brigada “Agim Ramadani” i bashkohet Kadri Veselit në PDK

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm, Kadri Veseli ka bërë të ditur se i është bashkuar ish-komandanti i Batalionit I të Brigadës “Agim Ramadani”, Hisen Berisha.

Kreu i PDK-së, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se bashkë mijëra të rinj që po i bashkohen PDK-së dhe vizionit të tij, do ta ndërtojnë të ardhmen e qytetarëve.

“Ish-komandanti i Batalionit I të Brigadës “Agim Ramadani”, Hisen Berisha, nga sot është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tonë!”, ka shkruar Veseli.