SPORT

Hidhet shorti i Superkupës së Spanjës

Është përcaktuar shorti i gjysmëfinaleve në Superkupën e Spanjës e cila do të zhvillohet gjatë janarit në Arabinë Saudite.

Federata e Futbollit të Spanjës ka hedhur shortin dhe fati i goglave ka përcaktuar kundërshtarin e vështirë për Barcelonën e Leo Messit, ndërsa Reali ka një kundërshtar më të lehtë në letër, shkruan Top Channel.

Barcelona do të përballet kundër Atletico Madridit, ndërsa në krahun tjetër Realin që do të ndeshet me Valencian.

Kjo është hera e parë që Superkupa e Spanjës do të luhet jashtë kufijve të shtetit iberik. Reali do të luajë kundër Valencias më 8 janar 2020.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.