Bota

Hetimi anglez: Kisha nuk ka arritur t’i mbrojë fëmijët nga sulmet seksuale të klerikëve

Kisha e Anglisë nuk ka arritur t’i mbrojë fëmijët nga ngacmimet seksuale të zyrtarëve të saj. Së paku, kështu thuhet në një raport të publikuar nga studiuesja, Alexis Jay.

Sipas hetimit, shkruan Reuters, nga viti 1940 deri më 2018, 390 anëtarëve të kishave, klerikë ose shërbyes, janë dënuar për sulme seksuale ndaj fëmijëve.

“Për shumë dekada, Kisha e Anglisë nuk ka arritur t’i mbrojë fëmijët nga abuzuesit seksuale, në vend të kësaj lehtësoi një mënyrë, ku autorët mund të fshihen dhe viktimat përballeshin me pengesa për raportimin e tyre”, ka deklaruar profesoresha Alexis Jay, kryesuese e këtij hetimi, transmeton BBC.

Raporti i Hetimeve të Pavarura mbi Abuzimet Seksuale të Fëmijëve, në Angli, (IICSA), ka ardhur në përfundim se Kishat e Anglisë, kanë dështuar t’i mbrojnë fëmijët nga abuzimet seksuale dhe në raport thuhet se dështimi i kishave për t’iu përgjigjur viktimave dhe të mbijetuarve të ngacmimeve seksuale, shpesh veçse u shtohen traumat.

Aty theksohet se autorëve të abuzimeve, më shpesh u është dhënë mbështetje sesa viktimave.

Raporti thotë se veç gjatë 2018-s, janë raportuar 2504 shqetësime të fëmijëve ose janë shfaqur disqe të abuzimeve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.