Hetemi: Edhe nëse shkarkohemi nuk është problem

Kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi, ka folur pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Hetemi foli edhe rreth refendumit i cili pritet të mbahet më 21 prill, për largimin ose jo të kryetarëve të komunave veriore.

Ai theksoi para mediave se kjo paraqet problem.

“Atë ua ka lejuar Qeveria e Republikës së Kosovës. Edhe nëse shkarkohemi nuk është problem. Aty do të dalin ndonjë iniciativë qytetare, apo edhe tre apo katër parti tjera dhe jo sikur gjithëherë vetëm një parti të konkurrojë dhe të fitojë”, tha ai.

Kreu i Leposaviqit tha se ka qenë në dijeni për vizitën e shefit të qeverisë por për shkak të sigurisë nuk është bërë publike.

Go to TOP