Kosova

Heroi Ilir Konushevci përkujtohet në ditëlindjen e tij

Sot është ditëlindja e heroit të kombit, Ilir Konushevci.

Më këtë rast, ushtarë, shokë e familjarë kanë vendosur lule në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë aty ku ndodhet edhe busti i heroit Konushevci.

Po ashtu janë bërë homazhe edhe të varri i tij në varrezat e dëshmorëve në Velani.

Përveç miqve, e ushtarëve kanë qenë edhe bashkëshortja e Ilirit dhe vajza e tij.

Më 27 nëntor të vitit 2018 ishin sjellë nga Shqipëria dhe rivarrosur në Prishtinë eshtrat e dëshmorëve të Kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.