SPORT

Hera e parë që do ndeshet kundër Barcelonës, Klopp: Mezi po e pres

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për “BT Sport” pas fitores 4-1 të marrë në çerekfinalen e kthimit kundër Portos.

“Kemi luajtur më mirë në këtë sezon”, ka thënë Klopp. “E dinim se nuk do ta kishim të lehtë këtu, por energjia e Portos ra në pjesën e dytë dhe ne mundëm të merrnim kontrollin e ndeshjes dhe të shënonim golat.

Tani kemi më shumë eksperiencë. Kemi patur ndeshje të vështira në transfertë dhe e dinim se nuk do të kishte asnjë ndryshim mes Cityt dhe Romës sezonin e kaluar. Ishte një ndeshje e vështirë, por kemi arritur të kualifikohemi në gjysmëfinale.

Kjo do të jetë hera e parë për mua kundër Barcelonës, me përjashtim të miqësoreve. E pres me padurim këtë sfidë”, ka përfunduar Klopp.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.