EKONOMI

Heqja e taksës goditje e rëndë për prodhuesit vendor

Ka vazhduar promovimi i prodhimeve vendëse nga Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe rrjeti i marketeve Viva Fresh Store, nga data 14 deri me 20 shkurt në kuadër të “Javës së Prodhimeve Vendore 2020”. Kjo realizohet me rastin e festës së 12 vjetorit të Pavarësisë se Republikës së Kosovës me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se po vazhdojnë me promovimin e prodhimeve vendore, aktivitet ky tradicional që qytetarët ta festojnë festën e 17 shkurtit me prodhime vendëse Vendi jonë ka nevojë për prodhues dhe konsumatorë të rinj. Qytetarët duhet të konsumojnë sa më shumë prodhime vendore.

Vendi jonë ka nevojë për prodhues dhe konsumatorë të rinj. Kosova ka marr një fuqi të madhe ekonomike për prodhues me taksën 100%.

“Heqja e taksës do të jetë një goditje për konsumatorët. Askush nuk mund të ndal integrimin e Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Qeveria e re duhet të krijojë hapësirë për bizneset dhe investimet e huaja”.

“Nëse hiqet taksa do të goditën shumë kompani dhe do të rrezikohen shumë punëtor të cilët janë punësuar. Do të jetë vetëvrasje për prodhuesit vendor dhe gjithë neve”, tha Shahini.

Mes tjerash, ai premtoi mbështetje të vazhdueshme për prodhuesit vendës. Andaj tha ai Qeveria duhet t’i plotësoj premtimet e mos të lejoj ikjen e të rinjve.

Sipas tij AKB-ja, do të jetë gjithmonë me prodhuesit, konsumatorët dhe do të mburremi me rininë tonë. Qeveria duhet t’i plotësoj premtimet e veta, nëse i plotësojnë do të kemi një të ardhme të mirë. Të rinjtë nuk do të dalin jashtë vendit por do ta gjejnë vetën këtu

“Kosova ka nevojë për Shengen të madh e jo te vogël. Askush nuk mund të ndal integrimin e Kosovës”, tha Shahini.  

Ai shton se faktori ndërkombëtar po kërkon heqjen e taksës dhe assesi nuk duhet t’i nënshtrohemi para dikujt. Kosova mburret me rinin e saj. Duhet të keni një ekonomi të zhvilluar ku punësimi dhe eksporti janë dy shtyllat kryesore për ta zhvilluar prodhimtarinë.

Liridon Berisha, drejtor i marketingut në Viva Fresh Store, tha se vViva tashmë është shtëpia kryesore e prodhuesve vendor.

Ai kërkoi që qytetarët të përdorin sa më shumë prodhimet vendëse.

“Është vitit i tretë që me AKB-në organizojmë javën e prodhimeve vendore. Me rastin e Pavarësisë ju urojë të gjithëve festën dhe kërkoj që të përdorni prodhimeve vendore”, ka thënë ai.

Kjo kompani i ka dhënë mbështetje prodhimeve vendore. Gjatë vitit të kaluar dhe sivjet do të ndihmojnë prodhuesit vendor. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.