Kombëtare

Helmimi në Krujë: Edhe 130 qytetarë i drejtohen spitalit

Situata e rënduar nga helmimi nga uji i pijshëm në Krujë vazhdon ende.

Në spitalin e Krujës nga dje deri sot 130 persona të tjerë janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore. Aktualisht në spital nuk ka njeri që po merr ndihmë mjekësore për intoksikim alimentar, pra me shqetësimet që kanë shfaqur për ujin.

Ujësjellësi ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm ndërkohë që është dezinfektuar depozita kryesore që furnizon banesat me ujë në këtë qytet. Ndërkohë, ditën e djeshme prokuroria ka zbarkuar te ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Krujë, ku janë marrë disa dokumente, si dhe janë marrë në pyetje drejtues të këtij institucioni.

Ende nuk ka përgjegjës për këtë situatë, raporton lapsi.al.

Shfaq më shumë