Kosova

Heldt: Unioni Ndërkombëtar i Noterëve do të ndihmojë në zgjedhjen e noterëve në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka njoftuar se Unioni Ndërkombëtar i Noterëve do të marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes së noterëve në Kosovë.

Heldt përmes një postimi në profilin e tij në Twitter ka thënë se ky union do të jap mbështetje të mëtejshme bazuar në standardet ndërkombëtare.

Ai tutje ka shtuar se nuk ka nevojë të nxitohet me nominimet.

“Lajm i mirë nga Unioni Ndërkombëtar i Noterëve: pas bisedimeve me të gjithë palët e interesuara këtu, IUNL konfirmoi se ata do të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së noterëve në Kosovë dhe do të japin mbështetje të mëtejshme bazuar në standardet ndërkombëtare. Pra, nuk ka nevojë të nxitoni nominimet tani”, ka shkruar ai.

Shfaq më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published.