EKONOMI

Hekurudha e re me trena 120 km në orë

Ka disa muaj që kanë filluar punimet nga një kompani italiane për rehabilitimin e hekurudhës nga Hani i Elezit deri në kufi me Serbinë, në fshatin Leshak.

Rehabilitimi i linjës hekurudhore të gjatë 150 kilometra po bëhet me donacione nga Bashkimi Evropian si dhe me kredi.

Banorët kërkojnë masa më të rrepta të sigurisë kur të fillojnë të qarkullojnë trenat me shpejtësi deri 120 kilometra në orë.