
Sot (e hënë) në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për rrethin e dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës.
Në rrethin e dytë të ndeshjeve të Kupës së Kosovës në Futboll do të kemi disa ndeshje interesante, ku do përballen disa nga skuadrat e mëdha, që njëherëshi janë edhe pretendente për titull.
Ballkani do të takohet me Dritën, teksa Feronikeli me Llapin. Prishtina pritet të këtë punë të lehtë ndaj Minatorit, ashtu edhe Gjilani ndaj Malishevës.
Këto ndeshje zhvillohen më 27 nëntor dhe më poshtë mund t’i shihni të gjitha çiftet:
2 Korriku vs. Istogu
Dukagjini vs. Besa
Vëllaznimi vs. Ferizaj
Arbëria vs. Onix
Vitia vs. Ramiz Sadiku
Ulpiana vs. Liria
Malisheva vs. Gjilani
Feronikeli vs. Llapi
Dardana vs. Vllaznia
Ballkani vs. Drita
Dardanët vs. Trepça ‘89
Flamurtari vs. Vushtrria
Minatori vs. Prishtina
Drenica vs. Fushë Kosova
Trepça vs. Drenasi
A&N vs. KEK-u