Bota

Hedh pijen një grua në fytyrën e kryeministrit irlandez

Kryeministrit të Irlandës, Leo Varadkar i është hedhur një pije në fytyrë ndërsa fliste para kamerave në një park në Dublin.

Një video e incidentit, është përhapur në të gjithë rrjetet sociale, me shumë që dënojnë veprimet e gruas së paidentifikuar.

Në video, ai shihet duke folur para kamerave kur i afrohet një grua me maskë që mban një skateboard.

Ajo i hedh një pije në fytyrë para se të kthehet dhe të ikë.

Udhëheqësi i “Fine Gael” mund të shihet duke u përpjekur të thahet para se të ndërpritet videoja.

Ka pak informacion zyrtar në dispozicion në lidhje me incidentin, megjithatë shumë kanë shpejtuar ta dënojnë incidentin, me gazetarin e Newstalk, Darren Cleary që shkruajti: “Ju nuk mund ta pëlqeni Leo Varadkar, mund të kritikoni politikat e tij, mund të mos bini dakord me të, por kjo është [një] gjë e keqe dhe e panevojshme për të bërë”.

Ndërkohë edhe kandidati presidencial irlandez në vitin 2018 Gavin Duffy ndau një video tjetër të incidentit nga një kënd tjetër dhe shkroi: “Çfarë gjëje tmerrësisht e shëmtuar për t’i bërë Leo Varadkar”. “Ky është një sulm ndaj demokracisë sonë. Është raportuar se ishte kafe, por mund të ketë qenë çdo gjë duke përfshirë acid. Ne kemi nevojë për të mbrojtur më mirë politikanët tanë”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.