Kosova

Haziri takon Ahmetin aty ku pak më parë ishin parë bashkë Kurti e Kusari

Menjëherë pas takimit të LDK me VV, Lutfi Haziri në pasditën e të enjtes ka zhvilluar një takim me kryetarin e PSD-së Shpend Ahmeti. Takimi është zhvilluar në restorantin Liburnia në Prishtinë.

Në po të njëjtin restorant pak para takimit Haziri-Ahmeti, u panë të dalin së bashku kryetari i VV Albin Kurti me Mimoza Kusarin, raporton RTKlive.

A ishin këto vetëm dreka të zakonshme mes politikanëve apo ndonjë bisedë apo pazar politik vetëm edhe disa orë para skadimit të afatit të krijimit të koalicioneve parazgjedhore, mbetet të shihet deri në orën 24:00 të ditës së sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.