Kosova

Haziri për opozitarizmin e LDK-së: Roli i ynë dallon sikur nata me ditë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kjo si opozitë nuk janë me asnjërën palë, duke thënë se roli i LDK-së, me partitë e tjera dallon sikur nata me ditën.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se LDK-ja nuk ka nevojë të sillet sikur Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte në opozitë.

“LDK nuk ka nevojë të sillet si VV’ja në opozitë. Nuk na duhet as vokacioni e as ‘armët’ e tyre. LDK’së nuk i duhet as sjellja e vokacioni i PDK’së e AAK’së. Në opozitë jemi duke u ndërtuar si parti lidere brenda Kuvendit të Republikës, e cila nuk është as me atë palë e as me këtë palë. Roli ynë dallon si nata me ditën!”, shkroi Haziri.