Kosova

Haziri: LDK e Gjilanit u ngrit në këmbë sikur në kohën e Rugovës në mbështetje të Vjosa Osmanit

Kryetari i Shtabit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se LDK e Gjilanit është ngritur në këmbë sikur në kohën e Rugovës, në mbështetje të Vjosa Osmanit dhe ekipit të partisë.

Këto komente, Haziri i bëri gjatë hapjes së zyrës së Forumit të Gruas në qendër të Gjilanit.

“Pesë kandidatët e Gjilanit janë më të mirët në këtë komunë, njerëz profesionalë me integritet dhe me duar të pastra. Prandaj, duhet të përkrahen të gjithë. Duhet të vazhdoni të punoni derë më derë e shtëpi për shtëpi për mobilizim. Jam i bindur që do ta rrisim votën krahasuar me zgjedhjet fundit.

Këto zgjedhje, për LDK-në janë historike. Ky mobilizim i Forumit të Gruas në këtë pjesë, është shembulli më i mirë që LDK e Gjilanit u çu në këmbë sikur në kohën e Rugovës”.

Në këtë ngjarje, një fjalë përshëndetëse e pati edhe kryetarja e Forumit të Gruas, njëherësh kandidate për deputete, Valentina Bunjaku Rexhepi, sikurse edhe kandidatët, Imet Rrahmani e Faton Bislimi.