Kombëtare

Haziri: Kujdesuni për veten, nga e hëna do të hapim çerdhet

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se duke iu referuar IKSHPK-së, sot kanë edhe tetë raste të reja me COVID-19 dhe disa raste janë shëruar për gjatë 48 orëve të fundit në këtë qytet.

“Tani kemi 153 raste aktive me Covid-19, prej të cilëve 38 janë të hospitalizuar në Spitalin e Gjilanit, ndërsa nuk kemi qytetarë tanë që janë të shtruar në QKUK apo klinika tjera”, tha Haziri.

“Po punojmë që këta qytetarë të prekur ta marrin trajtimin e duhur, kujdesin intenziv i mjekëve po bënë që ta përballojmë sa ma mirë situatën”, ka shtuar Haziri.

Haziri ka vlerësuar lartë mjekët në gjinekologji ku kemi pasur një lindje të suksesshme të një fëmije të shëndoshë nga një nënë e cila ka qenë me COVID-19. Pas procedurave, ajo është liruar në shtëpi në vetizolim.

“Ju lutem ruajeni pak vetën tuaj, familjen tuaj dhe të tjerët, në këtë situatë, në mënyrë që të mos na detyeomi t’i shtrëngojmë masat. Ky është shqetësimi im i vazhdueshëm sepse rritja e numrit të të infektuarve dhe i rasteve të vdekjes do të na detyrojë me i shtrëngu masat”, ka thënë kryetari Haziri, i cili megjithatë paralajmëroi lehtësim të masave duke përmendur faktin që nga e hëna do të fillohet me hapjen e çerdheve, fitneseve, sporteve edukuese.

“Ne, të hënën po planifikojmë me i hap çerdhet. Ende nuk kemi konfirmim se cilat çerdhe në çfarë kohe, por në kuadër të lehtësimit të masave i ftoj menaxhmentin e çerdheve, edhe publike edhe private, që të përgatiten, ne do t’i hapim çerdhet, sallat e sportit edukues, fitneset…”, ka thënë Haziri sot gjatë takimit të Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Ai ka kërkuar nga qytetarët të vazhdojnë të bashkëpunojnë me institucione që ta përballojmë sa ma lehtë gjendjen me COVID-19 dhe që të kemi sa ma shumë lajme të mira.

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, është njoftuar të shtunën për rastet më të reja pozitive me virus.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483