SHËNDETËSIA

Haziri jep detaje për nëntë rastet e reja me Covid-19 në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar pas lajmit se atje janë shfaqur nëntë raste të reja me Covid-19.

“#Dita96. ISHKP na njoftoi për edhe nëntë raste të reja pozitive me #COVID19 të cilët janë raste kontakti me personat e infektuar të hënën dhe të martën”, ka shkruar Haziri në Facebook.

“Pra, dihet burimi i infeksionit dhe Komiteti emergjentë për parandalimin e përhapjes së #COVID19 po merret me trajtimin e rasteve dhe listën e kontakteve të fundit”, ka thënë ai.

“Gjatë ditës, kemi publikuar pakon e re të masave që duhet të respektohen nga qytetarët, punëtorët e shtetit në të gjithë sektorët, punëtorët dhe bizneset private, institucionet fetare, organizimet shoqërore etj., për parandalimin e virusit, në mënyrë që gjendja të jetë e menaxhueshme”, ka shtuar Haziri.

Postimi i plotë:

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.