SPORT

Hazard e dëshiron këtë futbollist te Real Madridi

Eden Hazard thotë se do ta pëlqente mundësinë për të luajtur me Kylian Mbappe te Real Madridi dhe beson se francezi ka potencialin që të bëhet një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit.

20-vjeçari është zhvilluar në një nga talentët më të mirë që nga debutimi me Monacon katër vjet më parë.

Ai ka fituar 10 trofe madhor tashmë gjatë karrierës së tij, duke përfshirë tre tituj të Ligue 1 dhe Kupën e Botës 2018 me Francën, ku ai gjithashtu mori çmimin për lojtarin më të mirë të ri të turneut.

“Ai ka talent. Në pak vite, ai me siguri do të jetë lojtari më i mirë në botë”, tha Hazard për Le Parisien.

“Shumë lojtarë mund ta pretendojnë këtë titull. Por nëse ai vazhdon kështu, Kylian do të jetë një nga lojtarët më të mëdhenj në histori”.

“Një lojtar futbolli gjithmonë ëndërron të luajë me më të mirët. Nëse nesër mund ta sjell Kylian [te Real Madrid], do të përpiqem. Por jo vetëm që nuk jam ai që vendos, nuk mendoj se dikush do të pyesë për mendimin tim”, përfundoi belgu. 

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort