Kombëtare

Haxhiu uron 28 Nëntorin

Dita e Flamurit, është festa që bashkon shqiptarët anë e mbanë botës, është festa që shqiptarët i bën një. Andaj është e udhës që për këtë datë të rëndësishme kombëtare, të ketë urime nga më të ndryshmet, e njëra ndër to është edhe asamblistit vitias nga radhët e PDK-së, Taulant Haxhiu.

“Gjatë të kaluarës së vështirë, shqiptarët arritën që denjësisht të mbrojnë kombin e tyre dhe gjakun e ilirëve jetik. Ne jemi ndër popujt e rrallë, autokton, që jetojmë të grimcuar në shtete rreth e qark shtetit amë, jemi popull shembull kur bëhet fjalë për tolerancën ndërfetare, jemi gegë e toskë, jemi shqiptarë që na bashkon një gjuhë, një flamur, një gjak.

Shfrytëzoj rastin që, në emrin tim personal dhe, t’i përcjell çdo shqiptari urimet më të përzemërta me rastin e 108 vjetorit të Pavarësisë, Ditës së Flamurit, me dëshirën që të jetojmë përherë të bashkuar, në harmoni me njëri tjetrin, duke kujtuar me krenari të kaluarën, duke mbrojtur të tashmen, dhe duke ndihmuar të ardhmen”.