Haxhiu pas vrasjes në Pejë: Bëj thirrje të monitorohet gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale

Pas vrasjes që ndodhi në Pejë, ku u vra një grua, ndërsa i dyshuar për këtë është burri i saj, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu po mban konferencë për media.

Ajo mes tjerash bëri thirrje që të monitorohet gjuha e urrejtjes që po përdoret në rrjetet sociale, duke theksuar se kjo është nxitëse që të vazhdojnë krime të tilla.

“Bëj thirrje që me kujdes të veçantë të monitorohet kjo gjuhë qe po përdoret në rrjete sociale, sepse është nxitëse që të vazhdojnë këto akte kriminale të ngjashme apo të përafërta”, u shpreh Haxhiu.

“Ndaj këtyre fenomeneve nuk mund të jemi spektator sepse rezultatet e gjuhës së urrejtes dihet ku na dergojnë. Prandaj me urgjencë duhet të veprojmë duke promovouar tolerancë dhe respekt përmes mediave, kultures, artit, politikes, universiteteve dhe nga çdo sferë tjeter”, tha tutje ministrja

Go to TOP