Kosova

Haxhiu: Ministri Tahiri është përgjegjës për dëmtimin e procesit për noterë

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu i ka reaguar Ministrit të Drejtësisë Abelard Tahirit për refuzimin e këtij të fundit për raportim në Komisionin për Legjislacion që udhëhiqet nga deputetja.

Haxhiu ka thënë se fakti që Tahiri ka refuzuar për të dytën herë të raportojë në Komision tregon për skandalin e rekrutimit të noterëve të rnjë flet më shumë se çfarëdo argumenti tjetër.

Deputetja ka shkruar se Ministri është përgjegjës për komprometim të procesit për noterë.

“Ai nuk do përballje sepse është përgjegjës për komprometim të procesit. Ne nuk do të ndalemi me kërkesa për llogaridhënie dhe dhënie të përgjegjësisë e sidomos me kërkesën për anulimin e këtij procesi dhe kthim në pikën zero”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.