Kosova

Haxhiu kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka kundërshtuar aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese përmes së cilit u dha drita e gjelbër për formimin e Qeverisë së re, pa shkuar vendi në zgjedhje.

Sipas Haxhiut, Gjykata Kushtetuese tha se pazaret janë mbi vullnetin e popullit.

“Por jo, mbi vullnetin e popullit nuk mund të jetë askush prandaj duam zgjedhje”.

Kujtojmë se sot Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media, ku ka bërë të ditur se do të nisë një peticion me të cilin do të kërkohet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.