Zgjedhjet 2021

Haxhiu: KQZ dhe PZAP kanë kaluar çdo kufi lidhur me votat e mërgatës

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se Komisioni Qendror Zgjedhor dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e kanë kaluar çdo kufi lidhur me votat e mërgatës.

“Mijëra bashkatdhetarë nuk janë përfshirë në listën e votimit jashtë vendit ndërsa PZAP tallet dhe kërkon që ankesat pranohet vetëm me postë dhe jo me email!”.

“Kjo tallje, kjo padrejtësi e ky absurd duhet të marrë fund. Gjyqtarët e kanë për obligim të mbrojnë të drejtat e qytetarëve dhe jo t’i shërbejnë atyre që do të ndëshkohen me votën qytetare me 14 Shkurt!”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.

KQZ dhe PZAP kanë kaluar çdo kufi lidhur me votat e mërgatës. Mijëra bashkatdhetarë nuk janë përfshirë në listën e…

Posted by Albulena Haxhiu on E mërkurë, 3 Shkurt 2021