Kosova

Haxhiu: Jokushtetues veprimi i Thaçit për formim të qeverisë së re pa zgjedhje

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur jokushtetues deklarimin e presidentit Hashim Thaçi që do t’ia japë mandatin për formim të qeverisë së re cilësdo parti apo koalicion që dëshmon se ka siguruar shumicën në Kuvend.

Pas takimit të krerëve të partive me Thaçin, Haxhiu ka thënë se ky takim ishte jokushtetues e joserioz.

“Ishte takim përveçse jokushtetues, por edhe me qasje joserioze. Përmes takimeve të tilla që ngjanin në klub burrash tentuan të përmbysin vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit. Aty ishte presidenti që drejtonte këtë klubin e burrave ku tentonte të merrte shumicën për formimin e qeverisë së re në format jokushtetues dhe me këtë veprim ata tentonin të përmbysnin vullnetin e qytetarëve. Sa i përket Kushtetutës, më lejoni të njoftoj që Kushtetuta jonë s’i jep të drejtën presidentin të vendit të bëjë veprime të tilla të konsultohet në këtë format me kryetarë partish. Takimet e tilla mund t’i bëjë vetëm për dakordim të datës së zgjedhjeve të reja”, ka thënë ajo.

Tutje Haxhiu ka shtuar se Qeveria Kurti është rrëzuar më 25 mars “për shkak të pazareve të Thaçit dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafës”.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//oackoubs.com/4/3473483