Kosova

Haxhiu fton Isa Mustafën t’i bashkohet AAK-së – Lekaj: Koalicioni PAN është i fortë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj edhe njëherë i është përgjigjur opozitës lidhur me rrëzimin e Qeverisë Haradinaj dhe qëndrueshmërisë së koalicionit PAN, shkruan Gazeta Blic.

Lekaj në një bisedë në rtv Dukagjini ka thënë se qeveria nuk do të rrëzohet dhe se koalicioni është i fortë.

“Qeveria nuk bie. Do të vazhdojmë tutje, koalicioni është i fortë dhe megjithkëtë, po punohet” , tha ai në një bisedë telefonike.

E përveç tij, edhe deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu i është kundërpërgjigjur opozitës. Madje, ajo i ka bërë edhe një ftesë të parit të LDK-së, Isa Mustafa. Ka shtuar se sa i përket zgjedhjeve, këtu jemi.

“Per ish Kryeministrin Isa Mustafa , nje porosi e kam, eja në AAK se tjeter kun ski vend. Sa i përket zgjedhjeve ktu jemi”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka polemizuar në distancë me Lekajn lidhur me rrëzimin e qeverisë dhe arrestimin e zyrtarëve të cilët dyshohen për dallavere me patentë shoferë.