Kosova

Haxhiu: Fjalimi i Kurtit në Bruksel ishte qesharak, ai kërkoi një “Plan Marshall”

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se fjalimi i Kurtit në Bruksel ishte qesharak për faktin se ai kërkoi një Plan Marshall, e ndërkohë BE ka kohë që investon në Ballkan.

“Kërkesa e tij për Plan Marshall për Ballkanin është qesharak për Evropën”, thotë Haxhiu.

“BE nëpërmes shumë fondeve, dhe IPA -s, investon miliona në Ballkan në bazë të performancës së demokracisë”

Tutje ai flet edhe për idetë tjera në fjalim.

“Ai kërkoi që të ketë integrim për të gjitha shtetet, dhe e hodhi këtë si ide. Ai është kryeministër dhe nuk e ka më luksin të hedhë ide. Nuk shkoi atje të flas me organizata joqeveritare”, shtoi Haxhiu.

“Tutje, fjalia e tij nuk ka marrëveshje pa dialog, ishte cinike për Grenellin. Ai mori dënimin e tij që nuk u takua me të”.