INTERVISTA

Haxhiu: Edhe LDK-ja mund të na bashkohet në protesta

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të ditur për “Zërin” që partia e saj e ka ftuar edhe LDK-në të jetë pjesë e protestave për rrëzim të qeverisë “Haradinaj”, mirëpo sipas saj ata kanë vendosur të mos bashkohen në këtë fazë. Ajo thotë se nuk përjashtohet mundësia që edhe LDK-ja të bashkëngjitet në tubime e në protesta.
Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se ngritja e mocionit të mosbesimit nuk është forma e vetme për ta rrëzuar qeverinë “Haradinaj”, prandaj deputetët e kësaj partie po planifikojnë që përmes protestave masive të qytetarëve ta rrezojnë këtë qeveri. Kështu ka deklaruar në një intervistë për “Zërin” deputetja Albulena Haxhiu, e cila nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe LDK-ja të jetë pjesë e këtyre protestave.

“Ne kemi shprehur interes që të kemi organizime të përbashkëta edhe me LDK-në sa i përket kësaj faze të dytë, të cilën e kemi nisur me tubime me qytetarë, mirëpo ata njëherë nuk i janë bashkuar kësaj, ne jemi subjekt politik që i bëjmë veprimet siç i shohim të rëndësishme. Kjo në asnjë mënyrë nuk përjashton që edhe ata do të mundë të bashkoheshin në tubime kudo në komunat që i kemi”, ka theksuar ajo.

Deputetja Haxhiu në këtë intervistë ka folur edhe për idenë për shkëmbim të territoreve, plan i cili sipas saj është i vetmi projekt në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483