Kosova

Haxhiu: Ambasadori Dell dha “urdhër” që të ndërhyhet në veri të Kosovës

Publicisti Baton Haxhiu në emisionin “Blic Interview”, ka theksuar se veriu i Kosovës është produkt i një situatë që është krijuar më 2004.

“Më ka ardhur shumë keq që shoqëria shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri nuk është treguar e gatshme për të debatuar për një opsion të dytë ose opsion të tretë dhe mendoj se është një grup i njerëzve të cilët e kanë njëfarë kriminaliteti gjuhësor, për shkak se kanë edukatë të munguar ose janë pasionantë të së keqes, të cilët fjalën tradhti e përdorin, gjënë e parë kur s’kanë argumente për të vendosur në tavolinë dhe nuk janë pak ata.”, tha ai.

“Veriu i Kosovës është produkt i një situate që është krijuar kryesisht në vitin 2004”, tha Haxhiu, duke shtuar, se në vitin 2010, ambasadori Dell, kishte kërkuar nga Thaçi, që ta shpëtoj veriun.

“Ndërsa në vitin 2010 Kristopher Dell, në njëfarë mënyrë i dha urdhër presidentit dhe i tha shko shpëtoje veriun se në veri tashmë dominon gjithçka serbe, ku tashmë s’kishe asnjë lidhje me Kosovën, as me simbolikë, as me përmbajtje, as me gjeografi, pra në vitin 2010 nisi rikthimi i ngadalshëm i veriut Brenda institucioneve të Kosovës.”