Kosova

Haxhi Shala: Nuk besoj se tani vendi do të shkojë në zgjedhje

Deputeti nga partia Nisma Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka thënë se nuk mendon që vendi do të shkojë në zgjedhje, por kurdo që të ndodhë kjo, partia të cilës i takon është e gatshme për një gjë të tillë.

Ai në emisionin Sytë 7 ka folur edhe për marrëdhëniet brenda koalicionit duke shtuar se nuk ka përplasje mes tyre, por ka qëndrime të ndryshme.

“Të gjitha partitë punojnë çdo ditë për ditën e zgjedhjeve. Sidomos partitë e vogla, ato çdoherë duhet të punojnë dhe ne jemi të gatshëm për zgjedhje”.

“Unë nuk besoj se tani vendi do të shkojë në zgjedhje. Mirëpo kurdo që zhvillohen zgjedhjet, partitë duhet të jenë të gatshme për këtë gjë”, ka thënë Shala.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.