Haxhi Avdyli adreson kritika për shëndetësinë: Ka mungesa, ka shumë ushtrues detyre

Deputeti i Guxo në kuadër të Grupit Parlamentar të VV-së, Haxhi Avdyli, ka folur sot në seancë për gjendjen në shëndetësi.

Avdyli ka thënë se edhe VV ka udhëhequr për 2 vite me shëndetësinë, andaj siç duhet ndarë meritat, njëjtë duhet vepruar edhe me përgjegjësitë.

Ai tha se sistemi aktual ka shumë ushtrues detyre e mangësi.

“Siç i ndajmë meritat, duhet t’i ndajmë edhe përgjegjësitë. Ky sistem ka shumë mungesa dhe paqartësi, shumë ushtrues detyre, keqmenaxhim, sektori i informimit shëndetësor nuk po funksionon. Kemi dëshpërim të punëtorëve shëndetësor, po ashtu edhe pakënaqësi nga pacientët. Kjo pakënaqësi është e shtresuar dhe grumbulluar dhe jo e krijuar së fundmi. Tema e shëndetësisë do të na duhej të na bënte bashkë”, tha ai.

E kritika për mosemërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë ka pasur edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Ai tha se pozita në fjalë ka mbetur peng e grupeve të interesit në partinë në pushtet.

Go to TOP