Kosova

Haxhi Abdyli/ Kadri Veseli është shembull i keq

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se vizita e Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, është shembull i keq.

“Shembull i keq sesi shkelen me dy këmbë apo thënë me dy duar rekomandimet e IKSHP-së është vizita e Kadri Veselit në Zveçan. Vetë i 20 me bashkëpartiakë, i mbledh dhjetëra banorë të veriut dhe me secilin duarshtrëngim”, është shprehur Avdyli.

“Herë me dorëza herë pa. Ka edhe përqafime politike. Fushata politike në kohë karantine kur rekomandimet e ekspertëve janë për evitim nga kontakti social e tubimet paraqet shkelje flagrante të masave antiepidemike por edhe rrezikim i shëndetit të qytetarëve”.