Kosova

Haxha: Largova 50 persona nga PTK-ja për krim të organizuar, për këtë u kërcënova me jetë

Ish-kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha është duke u intervistuar në lidhje me gjendjen në PTK dhe VALA nga Komisioni Hetimor Parlamentar.

Haxha gjatë kësaj interviste tha se nuk ka bërë kompromis me askënd për asgje, nuk ka marr tendere nuk ka marr para as edhe nuk ka dhënë.

Madje ai bëri të dikur se kishte larguar diku rreth 50 persona për krim të organizuar nga PTK-ja, cka edhe ishte kërcënuar më tutje për këtë.

“Nuk kam bërë kompromis me askënd për asgjë, nuk kam marr tenderë, nuk kam kërkuar para, as nuk kam dhënë para. 3 herë jam kërcënua me vdekje me vrasje kam lajmërua policinë askush nuk është marr me të kur kam heq antenën serbe, kur largova 50 persona për krim te organizuar në PTK.Kam shkarkuar drejtor, nuk kam bërë kompromis me askënd, me çdo lider që jam taku kam thënë nuk lejoj njeri të gjallë ta dëmtoj këtë kompani”, tha Haxha, transmeton Kosova.info.

Ai për Z Mobile tha se i ka ikur pagesave dhe nuk e ka zbatuar kontratën.

“Z mobile i ka ikur pagesave, nuk e ka zbatuar kontratën. Sikur faktet që i kam unë po te ishin përdorur në Arbitrazh do të humbte Zmobile dhe do ta kompensonte PTK-në për humbjet e bëra. Pagesat nuk i ka bërë me kohë, i kam detyrua me shkrua një aneks kontratë dhe për çdo tender duhet të marr aprovimin e PTK”, tha tutje ai.

Kurse i pyetur nga deputeti Visar Ymeri, se a kishte ndonjë shantazh nga politika apo zyrtarët shtetëror nga ajo kohë, Haxha u përgjigj se kishte shumë presion.

 “Kam pas presion nga ministrat e linjës atëkohë. Ish-prokurorja e EULEX-it, Isabelle Arnal, ka qenë shkatërrim i Kosovës e cila e ka pas vetëm këtë synim të dëmtojë vendin. Shefi i policisë në atë kohë Reshat Maliqi, policia në atë kohë kanë ardh me një fazë qe nuk munden me vazhdua më tutje se ka presion, jam kërcënua me vdekje”, tha ai.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//cdrvrs.com/4/3473483