SPORT

Hashim Thaçi bëhet kundër Prishtinës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka arritur në stadiumin Rexhep Rexhepi për të ndjekur ndeshjen Feronikeli – Prishtina. Ai me vete kishte edhe një shall të Ferronikelit, duke marrë anë në këtë ndeshje. Ai është pritur nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Kjo ndeshje pritet të përcaktojë kampionin e ri të Kosovës.

Feronikeli është pozitën e parë me 77 pikë, ndërsa Prishtina e dyta me 75 pikë. Derisa Ferronikeli mund të shpallet kampion me barazim apo fitore, Prishtinës i duhet vetëm fitorja për tu shpallur kampion.

Në Drenas kanë udhëtuar edhe grupi i tifozëve “Plisat” për të përkrahur Prishtinën. Ata janë vendosur në anën lindore të Stadiumit ku nuk ka ulëse. Ndërkohë që jashtë stadiumit vazhdon të ketë tollovi për shkak të interesit të madh të tifozëve për të parë këtë ndeshje.

Janë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen Feronikeli- Prishtina, që luhet në kuadër të xhiros së fundit në Superligen e Kosovës.

Ndeshja e paraparë të zhvillohet në orën 16:00, është shtyrë për 15 minuta për arsye të delegimit të referëve.