SPORT

Harry Kane ia ‘kërkoi’ fanellën këtij lojtari të Kosovës pas ndeshjes

Atdhe Nuhiu është një prej atyre futbollistëve që e gjithë audienca kosovare e njeh, por jo për ndonjë arsye që ndërlidhet shumë me aftësitë e tij në fushë.

Ai gati gjithmonë ftohet nga Bernard Challandes, por rrallëherë luan, e lëre më të startojë.

Sot në një prononcim për RTK-në, gazetari Andin Lokaj madje tha se sulmuesi i Sheffieldit ftohet vetëm sa për ta mbajtur harmoninë në zhveshtore.

E këtë e ka vërejtur edhe audienca e huaj, me llogarinë zyrtare në Tëitter të “bet365” që është tallur me të duke shkruar:

“Raporte të pakonfirmuara, Harry Kane vrapoi drejt bankës rezervë të Kosovës për ta marrë fanellën e Atdhe Nuhiut.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.