Kuriozitet

Harron se ishte i martuar, burri me Alzheimer i propozon sërish gruas

Një burrë me Alzheimer harroi që ishte martuar me gruan e tij – kështu që ai i propozoi asaj sërish dhe çifti realizoi një martesë të dytë.

Peter Mashall, 56 vjeçar, u diagnostikua herët me Alzheimer dhe ka humbur shumicën e kujtimeve të tij, por përkundër përkeqësimit të gjendjes, gruaja e tij Lisa, nuk e ka lënë kurrë anash.

Lisa tha se Peter rregullisht harron që ajo është gruaja e tij, por ai gjithmonë mban mend se ajo është ‘personi i tij i preferuar’, duke shtuar se kjo është për shkak se “zemrat e tyre janë të lidhura”.

Kohëve të fundit, ai vendosi që Lisa të bëhej gruaja e tij, duke harruar se ata ishin të martuar tashmë, kështu që u ul në gjunjë dhe i propozoi. Lisa padyshim se tha sërish ‘po’.

“Unë jam gruaja më me fat në botë. Duhet ta bëj dy herë. Ishte kaq perfekte. Nuk mund të kisha ëndërruar për një ditë më të mirë. Ishte kaq magjike. Nuk mbaj mend ta kisha parë kaq të lumtur për kaq shumë kohë. Ai ishte aq i lumtur”, tha Lisa, transmeton Klankosova.tv.

Peter and Lisa Mashall