Hargreaves me familje në Rugovë, thotë se është vend i mrekullueshëm

Ambasadori i ri britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka vizituar luginën e Rugovës me familjen e tij.

Ai i bën thirrje të gjithëve ta vizitojnë Rugovën, nëse janë në kërkim të aventurës e bukurisë.

Ambasadori britanik shton se lugina është vend i mrekullueshëm.

“Duke i thirrur të gjithë ata që janë në kërkim të aventurës dhe bukurisë (edhe pak luks). Vikend i mrekullueshëm në luginën e bukur të Rugovës me familjen time”, ka shkruar Hargreaves.

Go to TOP