Kosova

Haradinaj: Zyrtarë të qeverisë Kurti janë takuar fshehurazi me zyrtarë të Serbisë, e vërteton AKI’ja

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se zyrtarë të qeverisë Kurti janë takuar fshehurazi me zyrtarë të qeverisë së Serbisë.

Haradinaj ka thënë se për këtë gjë ka informacione edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

“Zyrtarët e qeverisë Kurti janë takuar me zyrtarë të qeverisë së Serbisë në mënyrë të fshehtë. Le të pyesin në AKI, ata le t’ju tregojnë”, tha Haradinaj në Klan Kosovë.

Haradinaj ka kritikuar veprimet e Kurtit. Ai ka thënë se ka gabuar kur ka pranuar testet serbe që kanë një kosto të vogël, por me të cilat i është bërë një reklamim i shtrenjtë Serbisë në mediat e huaja.

“Kurti ka gabuar kur ka pranuar testet e Serbisë për një kosto kot. Për 27 mijë euro Serbia ka dalë në Neë York Times si shtet human që ndihmon kosovarët”, ka thënë ai,.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483