Kosova

Haradinaj zbulon çka u bisedua në darkën e politikanëve në shtëpinë e Thaçit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka dhënë detaje rreth darkës në shtëpinë e re të Presidentit Hashim Thaçi në Prishtinë, që ishte mbajtur në shkurt të viti 2019.

I pranishëm në këtë darkë përveç Hashim Thaçit si nikoqir, Ramush Haradinajt, Behgjet Pacollit, Kadri Veselit e Fatmir Limajt ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

E pikërisht nga kjo darkë fillojë ‘thyerja’ e madhe mes Ramush Haradinajt e Edi Ramës.

“Gjatë bisedës në këtë darkë është ekspozuar edhe njëherë kjo ide (shkëmbimi i territorit) edhe aty ka ndodhë shpjegim i jem definitiv që çështjet e Kosovës, nuk janë çështje të tij dhe nuk duhet ai mi trajtu”, ka thënë Haradinaj, për Insajderin.

Kryeministri në largim ka bërë më dije që gjatë darkës ka pasur edhe siç i quan ai “momente të ndjeshme” të Edi Ramës.

“Qysh është tradita jonë, e shqiptarëve unë kam qenë në shtëpi të zotit Thaçi pritja ka qenë në rregull, tamam shqiptare, ne kemi qenë të gjithë shqiptarë aty ulë dhe jam munduar ta ruaj atë takim me kurtuazinë mos me dëmtu atë situatë kur jemi disa shqiptar bashkë. Gjatë bisedës ka pasur edhe momente të ndishme të kryeministrit të Shqipërisë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka theksuar se gjatë kësaj darke ka qenë i prerë në vendimin e tij për çështjeve e territorit të Kosovës, teksa shton se ka respektuar sofrën ku ishte i ulur.

Ai pohon se gjatë kësaj darke është diskutuar edhe çështja e varrit të heroit, Isa Boletinit duke mos u lëshuar në detaje.

Haradinaj ka theksuar se Presidenti, Hashim Thaçi ka qenë mjaftë i tërhequr. Teksa ka theksuar se publikisht Thaçi ka përkrahur idenë për shkëmbimin e territorit me Serbinë.