Kosova

Haradinaj uron qeverinë e re, thotë se mandatin e kryeministrit Kurtit ia dorëzon Pacolli

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se nga sot, Kosova ka hyrë në një fazë të re me krijimin e institucioneve.

Haradinaj në një postim në Facebook ka shkruar se votimi i Qeverisë së re nga ana e Parlamentit të Kosovës është lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë.

Haradinaj ka thënë se dorëzimi i mandatit, formalisht do të bëhet nga Pacolli, për shkak se vetë ai gjendet në ShBA.

“Uroj që ky konstalacion politik të arrijë t’i çojë përpara proceset e rëndësishme për vendin. Në këto ditë, unë po qëndroj për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një agjendë që është caktuar shumë kohë më përpara dhe kësisoj pranim – dorëzimi i mandatit, formalisht do të bëhet nga ana e Zëvendëskryeministrit të parë Behgjet Pacolli, të cilën procedurë tashmë e kam autorizuar”, ka shkruar ai.

“Edhe njëherë shpreh besimin që Qeveria e re, t’i dalë zot temave të rëndësishme për qytetarët tanë”, ka thënë ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.