Kosova

Haradinaj uron komunitetin goran: Kosova është shtëpia e të gjithëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar komunitetin goran me rastin e ditës së tyre 6 majin.

Haradinaj ka thënë se Kosova ka qenë shembull i bashkëjetesës, tolerancës dhe ndarjes së vlerave të përbashkëta, dhe të drejtat e të gjitha komuniteteve do të respektohen.

Në fund të shkrimit Haradinaj ka pohuar se Kosova është shtëpia e të gjithëve.

Shkrimi i plotë:

Në gjithë rrugëtimin si shtet, Kosova ka qenë shembull i bashkëjetesës, tolerancës dhe ndarjes së vlerave të përbashkëta. Komunitetit Goran në Kosovë, i urojmë ditën e tyre 6 majin, me besimin dhe zotimin se institucionet e vendit do të trajtojnë dhe respektojnë me kujdesin maksimal, të drejtat e këtij komuniteti dhe të gjitha komuniteteve që jetojnë në vend. Sepse Kosova është shtëpia e të gjithëve!