KULTURË

Haradinaj uron Kadarenë për 83-vjetorin e lindjes: Ti e universalizove historinë shqiptare

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare sot ka ditëlindjen dhe feston 83-vjetorin e lindjes së tij, shkruan Kosova.info.

Me këtë rast, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Kadarenë duke thënë se ai e universalizoi historinë shqiptare.

 “Përmes veprës kulmore letrare, Ismail Kadare e universalizoi historinë shqiptare. Falë fuqisë së fjalës, shkrimtari ynë e bëri të njohur thelbin e të vërtetës dhe të drejtës së Kosovës. Ne shqiptarët jemi popull me fat që e kemi shkrimtarin e përmasave botërore, vlerë tonën identitare. Urime ditëlindja, të paçim dhe gjatë Ismail Kadare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.